Delegacioni i rëndësishëm i senatorëve me shumë do të vizitojnë Kosovën, të udhëhequr nga miku i madh i shqiptarëve Senatori republikan John McCain, raportojnë disa nga mediat e Kosovës.
Sipas këtyre mediave, siç janë Express, Klan etj., e të cilat thirren në burime të vetat, vizita e tyre do të ndodh në ditën kur kremtohet 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Senatori McCain ka një qëndrim tepër të ashpër ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit. Para disa kohësh, ai e quajti Putinin kriminel e vrasës.
Se kush do t’i bashkohet McCainit në këtë vizitë ende nuk është bërë e ditur dhe vizita nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare në Prishtinë.