“Të gjithë ne në jug të Ibrit duam të jetojmë normalisht dhe në paqe, por sa herë që politikanët nxitin tensionet, ne këtu jemi caqe të gjalla”.
Kështu ka thënë gazetari serb, Darko Dimitrjeviç i cili vjen nga Gorazhdeci i Pejës.
Darko është redaktor-gazetar në radio “Gorazhdec” dhe ai e di se si është të jesh serb në shumicën shqiptare derisa tensioni ndihet në ajër.
Ai ka marrë shembull rastin e trenit, duke thënë se “kjo është një nga ato ditët kur ju mund të shihni me sy se jeni i padëshirueshëm”, transmeton lajmi.net.
“Unë shkoj me makinë në Pejë, duhet të kem kujdes sepse kam targa serbe dhe dikush mund të më gjuaj me gurë. Këto janë ditët kur ju mund të shihni me sy se jeni i padëshirueshëm. Problem të njëjtë ka gruaja dhe vajzat të cilët rrezikohen të dalin jashtë fshatit. Gjithmonë kur krijojmë një marrëdhënie të mirë me shqiptarët prapë del diçka që e prish”, ka thënë Dimitrjeviq për “Blic”.
Ai ka treguar se në Gorazhdec ka të paktën 50 makina me targa serbe dhe këto ditë të tensionit pronarët e tyre ndjehen si ‘pëllumba në baltë’.
Kështu e sheh drejtori i Qendrës Kulturore në Graçanicë, Zhivojin Rakoçeviq, jetën e serbëve në Kosovë kur Beogradi rrit tensionet.
“Që nga 17 marsi i vitit 2004 nuk ka ndryshim demokratik e as institucione funksionale, për këtë arsye jetojmë në mes të kaosit”, është shprehur ai, shkruan lajmi.net.
Rakoçeviq ka frikë se do të përsëriten trazirat e 17 marsit.
“Pas incidentit të “trenit” dhe pas arrestimit të Ramush Haradinajt janë krijuar kushtet për trazira. Tani paraqitja e shqiptarëve, sjellja e shitësit në dyqan, mënyra e ftohtë e komunikimit etj., të gjitha këto tregojnë se çdo gjë është gati për më të keqen”, ka përshkruar ai rrethanat pas fërkimit të palës shqiptare me atë serbe.
Oliver Radiq, profesor i gjuhës serbe nga Rahoveci, thotë se historia e trenit është një lojë politike.
“Kur e pash që në tren është mbishkrimit “Kosova është Serbi” e dija se nuk do mund të kaloj. Kjo është e ditur se me këtë mbishkrim asnjë nga serbët e Kosovës nuk do të mund të lëvizin të lirë, mirëpo kjo është e shkruar në shpirtin tim dhe kjo është arsyeja pse unë vazhdojë të jetojë këtu me familjen time”, ka thënë ai.
I pyetur nëse ai ka fikë nga një lloj hakmarrje për shkak të provokimit me tren, ka thënë se serbët në Kosovë janë nën mbikëqyrjen e përditshme. /Lajmi.net/