Policia është në terren dhe po kryen kërkime ndërsa ndërtesa është bllokuar për hyrje në distancë prej 100 metrave rreth ndërtesës
Në lagjen Belvil të Beogradit, në Beogradin e Ri, për shkak të alarmit për bombë u evakuua një ndërtesë afariste, në të cilën gjenden të punësuar të kompanisë Air – Serbia, banka dhe disa ndërmarrje, raporton Anadolu Agency (AA).