Serbia blen raketa nga Rusia, reagon presidenca: Po rrezikohet paqja në Ballkan

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi që Serbia ka vazhduar me armatosjen e saj nga Rusia, kësaj radhe duke blerë edhe raketa nga Moska. Kryekëshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ky akt i Serbisë po e rrezikon edhe më tej paqen në Ballkan.

Postimi i plotë i Velës:

“Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiq rrezikon më tej paqen në rajonin tonë.

Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e influencës kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë.


Si e tillë, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen.
“- ka shprehur Vela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu