“Serbia do bombardohet nga NATO”

Lidhur me deklaratat e Nikoliçit se NATO ka bombarduar pa asnjë faj Serbinë, ka reaguar ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri.

Ajo ka thënë se deklaratat e tij janë të pasakta, pasi shteti serb ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se NATO do ta bombardojë përsëri Serbinë nëse i vazhdon politikat e njëjta gjenocidiale e hegjemoniste.

“Nëse nuk lirohei nga politikat hegjemoniste dhe krijoni arsye si në vitin 1999, përsëri do të bini ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare dhe lufta e drejtë e bashkësisë ndërkombëtare do të veprojë ndaj jush dhee ndaj çdo shteti që bën gjenocid, siç keni bërë ju ndaj Popullit të Kosovës”, ka thënë Tahiri për “Express”.

Ndërkohë, pas deklaratës së presidentit serb në një intervistë për “Al Jazzera”, se NATO ka sulmuar pa të drejtë Serbinë, duke folur në emër të shumicës serbe, Nikoliç ka thënë se Serbia nuk do të jetë kurrë në NATO. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu