“Serbia do të provojë ta fusë trenin përsëri, bashkë me ushtri”

Treni serb me slogane kundër shtetit të Kosovës që provoi të futet në Kosovë është një kujtim, më shumë se simbolik, për luftërat brutale të viteve 1990 në Ballkan, shkruan DEBKA File, uebsajti i inteligjencës ushtarake në Izrael.
Dy ushtri janë gati për betejë; 60.000 trupa serbë, dhe vetëm rreth 6000 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë në këtë numër edhe rezervat, shkruan ky sajt, që citon edhe presidentin serb Tomislav Nikoliq, i cili tha se “nëse serbët do vriten, do ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë”.

DEBKA shkruan se në Ballkan ka pasur luftëra të tmerrshme, por që me ndihmën amerikane dhe mbështetjen për vendet myslimane – Bosnja, Kosova – është mundësuar një stabilitet i përkohshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu