Filozofi Blerim Latifi ka deklaruar sot se derisa Serbia ndërton lagje për serbët në veri të Mitrovicës, politikanët e Kosovës i reklamojnë vilat e tyre private në periferi të Prishtinës.
Latifi në Facebook thotë se derisa Serbia furnizohet me tanke nga Rusia, në Kosovë, argëtohen me tankun e Komoranit.
“Serbia ndërton lagje të tëra për serbët në veri të Mitrovicës, ndërsa politikanët tanë reklamojnë te “Një kafe me Labin” vilat e tyre private në periferi të Prishtinës. Serbia furnizohet me tankset më bashkëkohore nga Rusia, ndërsa ne kalojmë ditët me gallatën e tankut të Komoranit. Ne ende nuk kemi dalë nga miopia e mentalitetit të fisit : e marrim seriozisht rrezikun vetëm kur e shohim tek pragu i shtëpisë tonë. Nuk është e rastësishme pse të gjitha historitë tona me heroizma lidhen me mbrojtjen e pragut të shpisë”, ka thënë ai.
Video: