“Unë nuk jam më president i Serbisë nëse faktohet se ndaj protestuesve u përdor arma vdekjeprurëse ‘top zanor’”, tha Aleksandër Vuçiç.
Forcat serbe të sigurisë akuzohen se përdorën një armë sonike ushtarake në tubimin masiv ku në një video protestuesit teksa ishin të qetë, papritur shpërthen një tingull i fortë zanor dhe të gjithë vrapojnë t’i largohen valës së tij.
Armë zanore të cilën Vuçiç konfirmon se Serbia i ka blerë në kohën e Vulin.
Ky top zanor mund të lëshojnë tinguj deri në 160 decibel, i barabartë me qëndrimin pranë një rakete dhe që dëmton daullen e veshit deri në shurdhim.
Dhimbje veshi dhe çorientime ishin shqetësimet e protestuesve duke akuzuar qeverinë për përdorimin e pajisjeve akustike në protestë.
Serbia kërkoi zyrtarisht angazhimin e FBI dhe FSB ruse, në hetimet për zbardhjen e përdorimit ose jo të topit zanor në protestën antiqeveritare të 15 marsit në Beograd.