Serbia ua ndalon Festën e Flamurit shqiptarëve në Preshevë

Gjykatat në Serbi ende vazhdojnë t’i dënojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtar. Festa e Flamurit në të tria komunat e banuara me shumicë shqiptare vazhdon të ndalohet nga Serbia “demokratike”

Në xhaminë e fshatit Geraj, në komunë të Preshevës, nuk do të vendoset sivjet flamuri kuqezi. Simboli i pavarësisë së Shqipërisë në Festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar ishte vendosur në xhami. Por hoxha i fshatit, Hafëz Nexhatiu, thotë për “Zërin” se nuk do të vendoset më flamuri aty.

Ai ishte gjobitur me 300 euro pasi në xhaminë, në të cilin ai është imam, për festën kombëtare ishte vendosur flamuri.
“E kishin vendosur do djem të rinj. Nuk do ta vendosim më”, thotë hoxha i fshatit, një burrë rreth të shtatëdhjetave.

Ai nuk preferon shumë të flasë për gjobën që kishte marrë. As për atë nëse duhet vendosur flamurin. “Le ta vendosin në Komunë një herë…”, është shprehur Hafiz Nexhatiu./Albeu.com/


1 Koment

  1. Të gjithë shqiptarëve kudo që janë
    Ju uroj
    GËZUAR FESTAT E NËNTORIT!

    PËRVJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË!
    PËRVJETORIN E NGADHËNJIMIT NDAJ NAZI-FASHIZMIT!
    PËRVJETORIN E DALJES PUBLIKE TË FAMËMADHËS: USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS!
    TË SHPRESOJMË, SE KËTA PËRVJETORË TË LAVDISË TONË KOMBËTARE, DO TË NA SHËRBEJNË SI KUSHTRIM PËR PËRBASHKIMIN E SINQERTË, TË TËRË POTENCIALIT TONË MENDOR DHE VEPRUES, PËRRETH FLAMURIT TONË KOMBËTAR. PËR TË PUNUAR ME VENDOSMËRI PËR PËRMBUSHJEN E PLOTË TË POROSIVE TË NËNTOREVE TË KRENARISË- RIBASHKIMIN E TRUALLIT TONË ATËMEMËDHETAR. ËSHTË KJO DETYRË. QË DEL NGA AMANETI I DËSHMORËVE TË KOMBIT!
    GËZUAR!
    Sejdi Veseli
    27 Nëntor 2016
    Prishtinë, Shqipëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu