Analisti maqedonas Nikolla Sërbov ka akuzuar kryetarin e LSDM-së se po e shkel Marrëveshjen e Ohrit, për shkak të pretendimeve të tij për të ndryshuar Kushtetutën e Maqedonisë për të zbatuar dygjuhësinë në vend.
“Kjo është shkelje e Marrëveshjes së Ohrit dhe Zaev është i vetëdijshëm, se fakti që LSDM-në dëshiron të “formojë” parti shqiptare, është në kundërshtim me marrëveshjen kornizë”, deklaroi Sërbov për TV Nova.
Sërbov gjithashtu deklaroi se Zoran Zaev po mundohet të bëhet më shqiptar se shqiptarët dhe po hap çështje të cilat më vonë mund të sjellin pasoja të mëdha për shtetin, çështje të cilat shqiptarët as nuk kanë imagjinuar t’i hapin ndonjëherë.