Sërish është paralajmëruar bojkot i marketeve në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale sërish kanë nisur thirrjet për bojkot të marketeve të premten si shkak i çmimeve të larta, kryesisht të produkteve ushqimore.

Në një anketë për Alsat, qytetarët shprehen pro bojkotit të sërishëm e madje duke kërkuar që bojkoti të bëhet më i shpeshtë derisa pronarët e marketeve nuk vetëdijesohen.

“Jam për bojkot, sigurisht. Këto që kanë kompani, që prodhojnë duhet t’i ulin ­çmimet, nuk mundet kështu. Kryesisht për ushqimin, për veshmbathje nuk është problem, I mbaj edhe të vjetra”, tha një qytetar.

“Nuk kam vërejtur të them të drejtën. Edhe bashkëshortja ime nuk kishte vërejtur, ajo më shumë është për këto gjëra. A jeni për një ditë tjetër apo bojkot njëditor çdo javë? Kjo mundet, më shumë herë. Por ato sërish I kompenzojnë ­çmimet. Nëse sot nuk kam blerë atëherë duhet të blej nesër sërish me çmimin e tyre. Nuk më duket shumë e logjikshme. Duhet zgjidhje tjetër ndërsa apeloj kapitalistët që kanë këto dyqane mos t’i ngrisin çmimet, mos të pasurohen në llogari të popullit”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Duhet, duhet, ndoshta do të vetëdijesohen pak vet pronarët. Çfarë duhet të ulet? Ato më elementaret, të përditshmet për të varfërin, ne nuk na duhen gjëra të shtrenjta, ato elementare: qumështi, buka, djathi, frutat. Për pensionistët frutat janë shumë të rëndësishme”, tha një qytetare.

“Çfarë arritët të blini sot? Asgjë, 1.700 denarë shpenzova dhe asgjë. Të gjitha I kam blerë për nipin, për vete asgjë? A mendoni se do të ndikoj bojkoti nëse organizohet edhe ndonjë dit tjetër? Sigurisht që po, çdo ditë duhet. Duhet që edhe ata që i kemi zgjedhur të na përfaqësojnë në Qeveri dhe Kuvend, duhet me shkop ti dëbojmë, të zgjedhim të rinjë, ti ndërrojmë”, theksoi një qytetar.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, tetë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes kanë shënuar rënie të qarkullimit në ditën e bojkotit të javës së kaluar për 46.59% ./ Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu