Server: Gruevski ende është i fuqishëm në skenën maqedonase politike

Nuk mendoj se Maqedonia është një shtet i shkatërruar, por e ka vendosur veten në fund, si shumë herë deri më tani, por gjithmonë është tërhequr në momentin e fundit, theksoi Daniel Server, drejtor i programit për menaxhimin me konflikte në Shkollën e studimeve ndërkombëtare në Xhons Hopkins në Uashington.
Në një intervistë për VOA, Server theksoi se është shumë me rëndësi që mekanizmi zgjedhës të funksionoje pa pengesa, që të kanë mundësi që qytetarët t`i besojnë sistemit.
“Nuk e di se kush do të fitoje, por është e dukshme se Gruevski ende është i fuqishëm, edhe përskaj asaj që unë kam pritur se materialet e publikuara nga përgjimet do ta dëmtojnë dukshëm”, vlerësoi ai.
Server theksoi se hapja e shansit real për ndryshimin e pushtetit është e rëndësishme, por ajo nuk nënkupton se opozita do të fitoje.
Në pyetjen se si do të gjendet zgjidhje për kontestin e emrit, ai u përgjigj:” Nuk besoj se këtu do të ketë progres. Gruevski nuk sheh kompromis, cili do të mund ta pranonte. Grekët nuk shohin kompromis, çka do të mund të pranonin. Vlerësoj se për Maqedoninë do të ishte mirë që të futet në NATO si FYROM, që është shumë e rëndësishme për raportet e brendshme në shtet, pasi që shqiptarët më shumë se maqedonasit e duan anëtarësimin në NATO”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu