Sfida e Trump, Shtetet ku mund të kërkojë rinumërim votash

Fitorja e Joe Bidenit në presidencialet amerikane varet tani vetëm nga 6 mijë vota në Pensilvani, të cilavë thuhet se do t’i shtohen 1.000 ne Georgia, 11 mijë ne Nevada dhe 47 mijë në Arizona. Por në mjaft raste, diferenca është shumë e ngushtë. Nisur nga ky fakt, Trump ka kërkuar tashmë rinumërimin në Michigan, ku Biden është në krye me 146 mijë vota ose 3% dhe Wisconsin, ku Biden nuk ka vecse 20 mijë vota në plus, pra 0.6%. rregullat për rinumërimin ndryshojnë nga shteti në shtet.

Ne Pensilvani, sekretarja e shtetit Kathy Boockvar është e detyruar me ligj të zhvillojë rinumërim brenda 12 nëntorit është marzhi i votave është më i vogël se 0.5%. Biden atje ka një epërsi prej vetëm 0.1%. rinumërimi I dytë mund të përfundojë brenda 24 nëntorit.

Arizona, ligjet shtetërore e cilësojnë të detyrueshëm rinumërimin kur diferenca mes dy kandidatëve është më e ulët se 1% e votave. Biden është në krye me 1.5%.

Nevada kush humbet zgjedhjet mund të kërkojë numërim të dytë brenda tre ditëve, pavarësisht nga diferenca, megjithatë koston e këtij operacioni duhet ta mbulojë vetë. Edhe këtu Biden kryeson me vetëm 22 mijë vota, ose 1.77%.

Georgia një kandidat mund të pretendojë rinumërimin kur diferenca është më e vogël se 0.5% e votave. Aktualisht, Biden kryeson me 0.1%. ish zëvendëspresidenti ka gati 1.000 vota gjithsej më shumë se republikani.

Michigan, rinumërimi është automatic nëse mes rivalëve diferenca është makismumi 2000 vota, dhe këtu avantazhi I demokratit është më I lartë, 146 mijë vota.

Por në Wisconsin ligji shtetëror e lejon të numërohen votat nga e para nëse diferenca është më pak se 1% , dhe Biden kryeson me vetëm 0.6% të votave.

Praktikisht Trump mund të kërkojë rinumërim në çdo shtet me përjashtim të Arizonës. Por ndërsa ligjet ndryshojnë nga shteti ne shtet, zgjidhja e çdo mosmarrëveshje mbi numerimin duhet te marre fund ne 8 dhjetor, sepse në 14 dhjetor rimblidhet Kolegji Zgjedhor për të ratifikuar zgjedhjen e presidentit amerikan që bën betimin në 20 janar 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu