Sfidat e Shqipërisë për në BE, Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbahskët në Bruksel me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

I pyetur për sfidat që ka Shqipëria në rrugën e integrimit europian, Rama tha se ato janë dy.

Njëra ka të bëjë me detyrat e Shqipërisë dhe tjetra me atë çfarë e pret në të ardhmen, që është e paparashikueshme.

“Ne kemi dy sfida, njëra është ajo që duhet të bëjmë ne për çfarë pritet prej nesh dhe sfida tjetër është me çfarë duhet të përballemi në të ardhmen, çfarë është e paparashikueshme. Sfida është që ne të dimë këto dy gjëra sa do të bëhen bashkë në një moment të caktuar për të përfunduar detyrat tona të shtëpisë. Ndonjëherë ti i ke bërë detyrat e tua, por kati më lartë s’është gati të të presë. Ka ende kohë për të arritur në këtë moment. Për momentin ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Ka një ndryshim drastik për sa i përket gatishmërisë së BE-së për të dëgjuar. U desh Vladimir Putin që të zgjoheshin të gjitha institucionet e BE-së”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu