Kreu i komunës së Vraçishtit, Isen Shabani sot ka qenë prezent në Tiranë, ku u prit nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Velija. Shabani bashkë me Velinë ndoqën nga adër paradën e shqiptarëve, që u mbajt në Tiranë për nder të 28 Nëntorit.
“Në këtë 28 Nëntor, festojmë Ditën e Flamurit, simbolin e pavarësisë dhe krenarisë kombëtare. Me mikun tim, kryetarin Erion Veliaj, jemi të nderuar të marrim pjesë në këtë ditë të shënuar, duke ndarë së bashku vlerat dhe frymën e unitetit kombëtar. Gëzuar Festën e Pavarësisë!”, ka shkruar Shabani.