Nga: Destan Jonuzi
Vetëm te ne në Ballkan gjithçka kalon si e vërtet, gjithçka mund të shitet e blihet. Edhe ky do të jetë një episod nga “turbofolku”, i cili herët apo vonë të marrë fund
Përkundër faktit se ka lëshime në protokollin diplomatik dhe të sigurisë, por edhe reagimit naiv të kryeministrit i cili ka qenë viktimë e mashtrimit, megjithatë në bazë të bisedave të “shakaxhinjve” me kryeministrin mund të konstatohet se në gjithë këtë humor ka edhe prapavijë politike nga Kremlini. Nga ana tjetër është naivitet të mendohet se një agjenturë sekrete siç është ajo ruse të hyjë në një aventurë të tillë.
Kryeministri Zaev reagoi në mënyrë shumë naive pasi kuptoi edhe ai vet në të njëjtën kohë së bashku me opinionin se për muaji të tërë ka qenë pre e bisedave të dy “shakaxhinjve” rus duke menduar se flet me burrë-shtetas botëror. Por, a thua çfarë fshihet pas “shakasë”? Interesa politike të ndonjë force (Rusisë) e cila targeton politikan që janë kundër politikave të tyre globale, apo thjeshtë është një aventurë e dy “shakaxhinjve” për tu tallur me politikan!
Deklaratat e kryeministrit se parapa këtyre përgjimeve qëndrojnë shërbimet ruse, nxorën në shesh paaftësinë e shërbimit të kabinetit të tij, por jo vetëm edhe të institucioneve tjera. Sipas kryeministrit shërbimet ruse janë kyçur në këtë “betejë” ndaj tij për arsye se ata i njohin mirë rrethanat në Maqedoninë e Veriut dhe rajon. Me sa duket, ky konstatim i kryeministrit rrjedh jo nga ajo se ai është informuar nga inteligjenca e shtetit se prapa përgjimit qëndrojnë shërbimet ruse, por për nga fakti se në bisedë me dy “shakaxhinjtë” ka pasur biseda për të cilat ata kanë qenë mirë të informuar për rrethanat politike në vend dhe rajon. Në këtë kontekst nëse merren parasysh rrethanat politike globale mund të konstatohet se për shkak të “lojërave” gjeopolitike mund të kenë gisht edhe shërbimet e huaja.
Vendi i cili është përmendur si i involvuar (Rusia), nga ana tjetër për një “lojë” të tillë ka mënyra tjera për të përgjuar dhe vepruar. Një vend me përvojë të madhe me shërbimet sekrete nuk do të bënte një aventurë kaq naive, siç pretendon kryeministri. Megjithatë te ne në Ballkan e veçanërisht në Ballkanin Perëndimor gjithçka kalon si e vërtet, gjithçka mund të shitet e blihet. Edhe ky do të jetë një episod nga “turbofolku”, i cili herët apo vonë të marrë fund.
Ndërkohë nga ambasada ruse kanë qenë shumë ironik në deklaratën e tyre mbi këtë rast. Ata shkurtë kanë deklaruar se “nuk komentojnë aktivitete të personave privat, veçanërisht shakaxhinjve dhe komikëve”. Deklaratë kjo që flet se rusët në figurën politike të kryeministrit Zaev shohin një liderë naiv dhe të pa pjekur politikisht, ani pse kryeministri Zaev në deklaratat e tij ka theksuar se është viktimë e një mashtrimi të strukturave mirë të organizuara që punojnë kundër vendeve që angazhohen për euro-integrime. Komikët rus Vovan dhe Llekus në gjithë këtë “valë” politike globale kanë theksuar se gazetaria e tyre është sarkazëm, dhe se duke përdorur shakanë marrin edhe informacione unike.