Shaqiri merr ofertën e parë zyrtare nga klubi i njohur

Sezoni që lamë pas ishte i fundit për Xherdan Shaqirin në “Anfield Road”. Sulmuesi shqiptar do të largohet nga Liverpool një vit përpara se kontrata e tij me klubin të përfundojë. Interesimi për të nuk ka munguar për asnjë moment, ndërsa lista e ekipeve sa vjen e shtohet.

Pas Napolit, Lacios, Milanit, Seville apo Villareal, tashmë është edhe Lyon që rreshtohet në radhë për shërbimet e tij.

Largimi i Memphis Depay-t drejt Barcelonës ka lënë një boshllëk të madh në klubin francez, që synon ta mbulojë me afrimin e Shaqirit.

“L’Equipe” bën me dije se Lyon ka paraqitur një ofertë zyrtare për kartonin e sulmuesit shqiptar, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të mësohet edhe se përgjigja që do të vijë nga Anglia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu