Stoke City ka fituar me rezultat 0-1 ndaj Watfordit në Ligën Premier.
Në këtë sfidë nga minuta e parë luajtën edhe dy mesfushorët shqiptar, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri dhe të dytë arritën të bëjnë një paraqitje të mirë.
Shaqiri gjatë pjesës së dytë ishte fantastik duke u munduar të mbajë topin dhe të vonon lojën, në mënyrë që Stoke City të dal fitues në këtë takim.
Në momentet e fundit të takimit Xherdani me një lëvizje ‘alla Ronaldinho’ dribloi yllin e Watfordit, Roberto Pereyra dhe pasoi mirë te Giannelli Imbula i cili gjuajti rrezikshëm, por jashtë. /Telegrafi/