Duket se Xherdan Shaqiri është lodhur nga Stoke City dhe atij i kanë përfunduar energjitë për të ndihmuar këtë skuadër.
Shqiptari nga Kosova iu bashkua skuadrës nga Liga Premier prej Interi në vitin 2015 për 13.6 milionë euro,
26-vjeçari që ka shënuar shtatë gola këtë sezon në kampionatin elitar anglez, shpërtheu ndaj bashkëlojtarëve të tij për mungesë kualiteti dhe bënë një krahasim me të kaluarën e tij te Bayern Munichu dhe Interi.
“Ajo ndjenja që edhe Ronaldinho mund të bënte pak gjëra në këtë skuadër është ngushëlluese”, ka thënë Shaqiri.
“Duhet ta kuptoja se është ndryshe të luash me lojtarë si Ribery dhe Thiago te Bayerni apo Icardi dhe Kovacic te Interi. Këtu te Stoke nuk mund të kem shumë ndikim, thjesht ka shumë mungesë kualiteti përreth meje”.
“Do t’i duhet Stokes të bëjë diçka ekstreme në tregun e transferimeve të verës për të ringjallur entuziazmin tim”, shtoi Shaqiri.
Stoke është aktualisht në zonën që shpie në Championship (kategorinë e dytë të futbollit anglez) dhe duke parë ofertat drejt shqiptarit, me siguri ai do të largohet.