Pas Finlandës, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që kanë ndërmarrë nismën e heqjes së detyrave të shtëpisë nga programi i shkollës fillore. Shumë shkolla kanë filluar ta aplikojnë këtë gjë, në mënyrë që fëmijët të kenë më shumë kohë të lirë për aktivitete të cilat zhvillojnë aftësinë e të menduarit të fëmijëve në këtë moshë.
Drejtori i Orchard School në Burlington, Vermont, tha se fëmijët parashkollorë deri në klasën e pestë të shkollës fillore janë liruar nga detyrimi i detyrave të shtëpisë sepse studimet kanë treguar se këto të fundit nuk kanë efekt në përmirësimin e arsimit.
Në shkollat e tjera fillore detyrat e shtëpisë janë paraqitur në formën e aktiviteteve jashtëshkollore të tilla si leximi, duke luajtur jashtë, shoqërimi me familje dhe gjumë të detyrueshëm