SHBA-ja nuk do të luftoj kundër ndryshimeve klimatike

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, presidenti amerikan, Donald Tramp, mori vendim për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja e Parisit për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Tramp tha se marrëveshja ekzistuese është jokorrekte ndaj kompanive dhe qytetarëve amerikanë dhe se do të angazhohet për arritjen e një marrëveshje të re.

Tramp me këtë rast deklaroi se me qëllim që të përmbush obligimin e tij për të mbrojtur Amerikën dhe popullin amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga marrëveshja e Parisit, por shtoi se do të rifilloi bisedat për rikthimi në marrëveshje apo për arritjen e një marrëveshje të re, me kushte që i përshtaten Uashingtonit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu