SHBA jep 800 mijë euro për riparimin e Kalasë së Krujës

Shtetet e Bashkuar të Amerikës, do të japin plotë 800 mijë euro për të riparuar dëmet e shkaktuar në Kalanë e Krujës nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Këto para do të përdoren edhe për riparime të tjera në vendet historike të Durrësit dhe të Prezës. Lajmi është konfirmuar nga vetë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila shkruan se Amerika do të qëndrojë gjithmonë pranë Shqipërisë.

Kim është takuar me ministren e Kulturës, Elva Margariti të cilës i ka komunikuar edhe ndihmën monetare të SHBA për restaurimet e nevojshme në Krujë, Durrës dhe Prezë.

“Takim me Ministren e Kulturës ElvaMargariti për të konfirmuar SHBA do të shpenzojë 800,000 dollarë për të riparuar dëmtimet e tërmetit në Kalanë e Krujës si dhe vendet historike në Durrës & Preze. Ne qëndrojmë gjithmonë me Shqipërinë.” shkruan Yuri Kim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu