Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut meritojnë të ecin përpara në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e rikonfirmoi qëndrimin amerikan për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, pasi Bullgaria tha se nuk do ta ndryshojë vendimin e saj për Shkupin deri në fund të vitit.
“Është kritike që BE-ja t’u qëndrojë angazhimeve të saj dhe kjo do të thotë hapje pa vonesë e negociatave për anëtarsim si me Maqedoninë e Veriut, edhe për Shqipërinë. Procesi i zgjerimit të BE-së nxit paqen, qëndrueshmërinë, demokracinë dhe mirëqenien në gjithë rajonin dhe vonesat e panevojshme janë shkurajuese për gjithë rajonin”, tha zëdhënësi.