SHBA me mbështetje për qeverinë e Maqedonisë

Maqedonia sërish po lëvizë në drejtim të duhur dhe duhet ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe mbështetjen nga miqtë euro-atlantik.

SHBA-ja jep mbështetje parimore për aktivitetet reformuese të Qeverisë së Maqedonisë të orientuara drejt hapjes së sërishme të perspektivave për integrimin sa më të shpejtë të vendit në NATO dhe BE.

Kjo është theksuar në takimet e shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në Uashington me Michel, ndihmës-sekretar shtetëror për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Hoyt Bryan Yee, zëvendës-ndihmës sekretar shtetëror për Evropën dhe Euroazinë në departamentin e Shtetit dhe Moli Montgomeri, këshilltare speciale për Evropën dhe Rusinë në zyrën e nënpresidentit të SHBA-së, Mike Pence./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu