SHBA: Në vitin 2015, numër rekord i krimeve kundër myslimanëve

Krimet e urrejtjes të raportuara kundër myslimanëve janë rritur në vitin 2015, në nivelin më të lartë, prej atyre që janë parë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, thuhet në statistikat e agjencisë amerikane FBI, të publikuara sot.

Grupet për të drejtat civile i kishin ngritur shqetësimet për një reagim të ashpër kundër myslimanëve në Shtetet e Bashuara, edhe para sulmeve terroriste në Paris dhe San Bernardino të Kalifornisë, më vonë atë vit, raporton agjencia AP.

Në periudhën e raportuar përfshihet viti kalendarik 2015, por ai u publikua në periudhën e tensioneve të shtuara pas zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara, transmeton rel.

Në vitin 2015, kishin ndodhur 275 incidente me paragjykime anti-myslimane, krahasuar me 154 incidente që kishin ndodhur një vit më parë, kështu që kjo paraqet një rritje prej 67%.

Numri më i madh i këtyre krimeve ishte shënuar pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2001, kur ishin raportuar 481 incidente kundër myslimanëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu