Shefi i Facebook jep 3 miliardë dollarë për zhdukjen e të gjitha sëmundjeve

Sot, Priscilla Chan dhe Mark Zuckerberg prezantuan ‘CZI Science’, një iniciative e re e çiftit Chan Zuckerberg e cila pretendon të eliminojë të gjitha sëmundjet përgjatë 100 viteve të ardhshme.
Gjatë dekadës së ardhshme, organizata e tyre e bamirësisë premtoi një investim me vlerë 3 miliardë dollarë në fushën e studimit të shkencës bio-mjekësore, në një bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në San Francisco, dhe Universitetin Standford.

Tri ishin objektivat kryesore të këtij projekti: Ndërtimi i mjeteve të reja dhe avancimi i teknologjisë, rritja e studimeve në shkencën e mjekësisë, dhe bashkëpunimi më i afërt i shkencëtarëve dhe inxhinierëve.

Zuckerberg foli se si shteti harxhonte rreth 50 herë më shumë fonde në trajtimin e njerëzve të sëmurë sesa në “shërimin” e vetë sëmundjes.

“Ne do të investojnë në studimet shkencore me qëllimin e eliminimit të sëmundjeve,” tha Chian gjatë prezantimit.

CZI Science planifikon të mbledhë së bashku ekspertë nga i gjithë globi, në përpjekje për të trajtuar problemet aktuale të mjekësisë. Ajo do të jetë e fokusuar në njohjen dhe kategorizimin më të detajuar të çdo qelize në trupin e njeriut, transmeton krokodili.

“Askush nuk e di vërtet se sa lloje qelizash ka në trupin e njeriut,” tha Stephen Quake nga Standford. Njohja më e thellë mund të na çojë në trajtime më të suksesshme të sëmundjeve si kanceri, diabeti etj.

Fjalimi i Zuckerberg u mbyll me një vlerësim të Bill Gates, i cili e quajti iniciativën “shumë të guximshme, shumë ambicioze.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu