Shefi i shtabit te BDI-së e pranoi se 15 vite në pushtet me BDI-në, shqiptarët e Manastirit akoma vuajnë

Në web-faqen zyrtare të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë bërë të ditur takimet e sotme elektorale të kësaj partie, ku ditën e sotme ata kanë vizituar Manastirin, transmeton Infoshqip.

Funksionarë të BDI-së si kryetari i saj Ali Ahmeti dhe shefi i shtabit qëndror zgjedhor Bekim Neziri, kanë mbajtur fjalim para qytetarëve të Manastirit, por ky i fundit, u shpreh se qytetarët e Manastirit nuk e kanë të lehtë të ruajnë gjuhën shqipe dhe të qenurit shqiptar nëse e krahasojmë me një shqiptar të Tetovës, Gostivarit apo Shkupit.

“Të jesh shqiptar në Tetovë, Gostivar, pse jo edhe në Shkup, në Çair është e lehtë, por të jesh shqiptar në Manastir, të ruash gjuhën e të parëve është shumë vështirë dhe për këtë BDI është mirënjohëse.” U shpreh para shqiptarëve të Manastirit Neziri.

Pas 15 vitesh në pushtet, të deklarosh para shqiptarëve të Manastirit se e kanë të vështirë të rruajnë gjuhën dhe indentitetin shqiptar, do të thotë të pranosh se për 15 vite rradhazi nuk është kontribuar për ndryshimin e gjendjes së tyre./InfoShqip,com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu