Sërish jemi në “Krovallak” të tregojmë pse dhe si mundemi ta shfrytëzojmë dhe pse është i domosdoshëm ky kapacitet i armatës. Nëse “Krivollak” është hardueri që na siguron resurse plotësuese që i shfrytëzojmë edhe në vend, por edhe si resurset e NATO-s, sot këtu mund të shohim se si ky harduer siguron përparim të softuerit tonë, ndërsa ai është përparimi i personelit tonë, i cili është praktikisht inkuadrimi dhe obligimi ynë drejt NATO-s.
Këtë sot e deklaroi ministrja Radmilla Shekerinska, e cila sot së bashku me ambasadorin britanik Rejçell Galovej ka marrë pjesë në kryerjen e një pjese të trajnimit të përbashkët të pjesëtarëve nga Armata me ekip mobil për stërvitje nga Mbretëria e Bashkuar në poligonin e armatës “Krivollak”. Pjesëtarët e Armatës nga çeta e këmbësorisë prej grupit luftarak të lehtë të këmbësorisë “Krivollak” kryejnë stërvitje kolektive nën udhëheqësi të ekipit mobil për trajnim të Mbretërisë së Bashkuar.
“Sipas vendimeve edhe në periudhën e fundit, grupi luftarak i lehtë i këmbësorisë do të jetë kapaciteti ynë i cili do të bëhet kapacitet i NATO-s së bashku me një grup tjetër të strukturave siç janë forcat speciale. Edhe kjo strukturë trajnohet me mbështetje direkte të aleatëve tanë , partnerëve ndërsa kjo është Mbretëria e Bashkuar. Tashmë këtë vit së bashku me ekipet e Mbretërisë së Bashkuar pikërisht pjesëtarët e armatës edhe të kësaj strukture, kanë punuar në trajnim individual, stërvitje individuale, ndërsa tani filloi edhe me ngjarjen e sotme të trajnimit kolektiv, i cili do të japë shans në formacionin tonë të NATO-s praktikisht t’i arrijë standardet të cilat priten nga një anëtare e NATO-s”, tha Shekerinska.
Potencoi se grupi luftarak i lehtë i këmbësorisë është vendosur në Shtip dhe ajo do të jetë fokusi kryesor në vitin 2021 – si ta sigurojnë personelin e domosdoshëm, si ta sigurojnë trajnimin e nevojshëm dhe si tërësisht të sigurojnë pajisje e cila përputhet me standardet. Ajo u falënderua në mbështetjen e vazhdueshme serioze dhe konzistente të cilën në pjesën e mbrojtjes na e jep Mbretëria e Bashkuar.
“Jam e bindur se në vitin 2022 Republika e Maqedonisë së Veriut do ta sigurojë atë që e ka deklaruar si resurs të saj të NATO-s dhe obligimet të cilat i ndërmerr si vend anëtar i NATO-s. Këto djem dhe vajza sot na bindën se e kanë energjinë, dëshirën dhe motivin t’i arrijnë, t’i konfirmojnë dhe dëshmojnë standardet e domosdoshme”, potencon Shekerinska.
Ambasadorja britanike Galovej potencoi se ky trajnim i përbashkët është vazhdim i mbështetjes shumëvjeçare dhe tregues i afërsisë së marrëdhënieve siguruese bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.