Shekerinska: Plani ynë është një pagë minimale prej 16.000 denarësh për të gjithë! (VIDEO)

Ne duhet të ndalojmë emigrimin masiv të të rinjve, për të cilët na  flasin qytetarët këtu në Manastir, por edhe në të gjithë Maqedoninë.Kemi Plan se si të rinjtë  të qëndrojnë këtu në Maqedoni,  për të krijuar  familje, këtu për të gjetur një punë , këtu për të ndërtuar të ardhmen e tyre, theksoi sot në Manastir, bartësja e listës së kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit në NJZ 5, Radmilla Shekerinska.

“VMRO-DPMNE dhe Gruevski kanë pasur  dhjetë vjet për ta bërë këtë, për të oferuar jetë të denjë  dhe mundësi të barabarta për të gjithë, por nuk e bënë atë. Ata besojnë se gjëja më e rëndësishme është që të mbushin xhepat e tyre dhe llogaritë e tyre në  ishujtë e  parajsës.

Edhe sot, kur Gruevski vjedh ide të  Planit tonë, ai  tregon edhe një herë se nuk i kupton qytetarët e Maqedonisë as problemet e tyre, edhe pse ai pranon se paga minimale në Republikën e Maqedonisë nuk është e mjaftueshme për të mbijetuar, ai përsëri ofron ngritje të vogla, dhe përsëri i lë në të thatë  të punësuarit  në industrinë e tekstilit dhe të lëkurës, ata të cilat ky vend nuk i ndihmon”, theksoi Shekerinska.

Ajo mes tjerash tha se Ne kemi një plan për të rritur  pagën minimale çdo vit deri në 16.000 denarë, dhe kjo do të zbatohet për të gjithë, dhe për ata të industries  së tekstilit, si dhe për ata të  industrisë së lëkurës.

“Do të ofrojmë  ndihmë financiare nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, për të ndihmuar kompanitë për të siguruar ekzistencë për punonjësit e tyre. Qëllimi i gjithë kësaj është paga  mesatare në shtetin tonë të jetë  30.000 denarë, kurse  të rinjtë të marrin mbështetje direkte nga shteti, mbi 10.000 euro fonde të pakthyeshme për të filluar biznes dhe 2 vjet mundësi për të udhëhequr atë  biznes  në qendrat start-up të  Republikës së  Maqedonisë, ku do të kenë  strehim të lirë, nuk do të paguajnë për shërbimet komunale, kontabilitetit dhe të gjitha paratë do të qëndrojë tek  ata duke i zmadhuar  shanset e tyre për të nisur biznes.

Ne kemi plan,  kemi  detyrim për të siguruar jetën këtu në atdheun, në Republikën e Maqedonisë, për të gjithë qytetarët e saj.”, theksoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu