Të nxirat nëpër trup janë familjare për këdo që nga fëmijëria e gjatë gjithë jetës.
Ato shfaqen zakonisht gjatë dëmtimeve të pjesëve të trupit, ku gjaku mpikset dhe ngec shumë afër lëkurës.
Mund të zgjasin për disa ditë ose për disa javë me radhë kur dëmtimi është shumë i madh dhe zakonisht nuk kanë nevojë për ndonjë mjekim të veçantë.
Ekspertët këshillojnë gjithnjë që pas ndonjë presioni dhe force të madhe të ushtruar mbi trup, ta qetësoni atë zonë me pak akull.
Gjithsesi kjo nuk është arsyeja e vetme përse të nxirat mund të shfaqen në trupin e një njeriu.
Ndonjëherë ato shfaqen dhe kur nuk keni përjetuar më parë ndonjë lëndim të jashtëm të trupit.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa shkaqe të fshehura se përse po vuani nga ky problem.
Çfarë i shkakton të nxirat
Megjithëse dëmtimet më të mëdha njeriu i pëson gjatë fëmijërisë për shkak të dinamikës së shpejtë të jetës, të nxirat janë më të shpeshta teksa plaket.
Kjo ndodh sepse me kalimin e viteve venat e gjakut bëhen më të dobëta dhe lëkura më e hollë.
Një arsye tjetër është edhe gjenetika pasi lëkura e hollë dhe venat e holla të gjakut mund të jenë të trashëguara.
Në rastet kur të nxirat nuk vijnë si pasojë e dëmtimeve shkak mund të jenë disa nga arsyet e listuara si më poshtë.
Ilaçet
Ilaçet e ndryshme të cilat hollojnë gjakun mund të shkaktojnë edhe të nxira nëpër trup.
Disa prej tyre mund të dobësojnë edhe venat e gjakut ndaj inflamacioni dhe të nxirat do të jenë shumë më të shpeshta.
Nëse merrni ilaçe për gjakun dhe keni të nxira të vazhdueshme ato mund të jenë një arsye.
Konsultohuni me një mjek specialit për të marrë këshillat e duhura rreth problemit.
Sëmundjet e mëlçisë
Abuzimi me alkoolin është një faktor që shkakton probleme dhe dëmtime të mëlçisë.
Ndaj nëse e konsumoni në sasi të mëdha dhe shikoni të nxira, shkaku nuk janë dëmtimet apo përplasjet e jashtme.
Një sëmundje e mëlçisë e quajtur ceroza ka filluar të kufizojë dhe shkatërrojë funksionet e saj.
Kur mëlçia dëmtohet ajo ndalon së prodhuari proteinat të ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut.
Si rezultat shfaqen të nxirat në trup pasi gjaku ka tendencë të ngecë shumë afër lëkurës.
Mungesa e vitaminave
Mungesa e vitaminave në trup duket si një problem i zakonshëm dhe shumë lehtë i zgjidhshëm, por mund të lërë shenja të bezdisshme pas.
Nëse keni mungesë vitamine C trupi ka tendencë të dëmtohet më shpejt dhe shërohet më ngadalë.
Vitamina K është gjithashtu një faktor që ndihmon në shërimin e shpejtë të hematomave.
Prandaj për çdo person që nuk ka mjaftueshëm vitaminë K në trup të nxirat do të jenë shumë të shpeshta.