Shënohet 106 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Programi i manifestimit të atdheut “Ditët e sh. Nënë Tereza”, i cili do të mbahet në Shkup prej 4 deri më 11 shtator, me rastin e shpalljes së saj për shenjtore më 4 shtator në Vatikan nga ana e papës Francisko, do të prezantohet sot në Kabinetin e kryetarit të Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

Në konferencën për shtyp, siç është paralajmëruar, do të mbajnë fjalim kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Valentina Bozhinovska dhe peshkopi i Shkupit Kiro Stojanov./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu