Me një program të titulluar “Ti je një engjëll” sot në Krushevë do të festohet ditëlindja e 44-të e yllit të muzikës maqedonase dhe ballkanike Toshe Proeski, cili vdiq në një aksident automobilistik më 16 tetor 2007 në afërsi të Nova Gradishka, Kroaci.
Adhurues dhe përkrahës të shumtë të Toshes nga vendi dhe jashtë vendit do të vizitojnë vendprehjen e tij të përjetshme në Gumenje, si dhe do të vizitojnë Shtëpinë Përkujtimore “Todor Proeski”, ku ruhen sendet e tij personale. Nga ora 09:00 deri në 16:00 në Shtëpinë e Përkujtimit do të mbahet aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, ndërsa në orën 11:15 në kohën e lindjes së Toshes, delegacione dhe fansa të shumtë do të vendosin lule në vendprehjen e tij të përjetshme në Gumenje.
I pranishëm në Krushevë do të jetë edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, i cili do të vizitojë edhe Shtëpinë Përkujtimore të Toshes.
Në mesditë në Shtëpinë Përkujtimore të Toshes, këngëtarët e rinj Nela Mançeska, Doris Dimovska dhe grupi “Lock Down” do të interpretojnë këngët e tij, do të performojnë edhe formacioni vokal “Orenda” dhe ansambli vokal “Graffiti” nga Shtëpia e Kulturës “Napredok-1869” nga Orjahovica e Epërme, Bullgari, nën drejtimin e Adelina Koleva.