Sheqerinska: Prioritet i Maqedonisë është anëtarësimi në NATO

Anëtarët “Kartës së Adriatikut” u zotuan për një rajon dhe Evropë më të sigurt dhe se do të angazhohen maksimalisht që vendet e Evropës Juglindore të bëhen sa më shpejtë pjesë e NATO-s.

Nikoqirja e takimit të ministrave të Kartës së Adriatikut, Radmilla Shekerinska, tha se prioriteti kryesor i Maqedonisë është anëtarësimi në NATO, sepse kjo do ta bashkojë shtetin, dhe se do të jetë garanci për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. Sheqerinska potencoi se Maqedonia nuk dëshiron anëtarësim të pamerituar.

Për këtë qëllim qeveria që e udhëheq partia e saj, është e vendosur që ti përkushtohet reformave, kurse me ndihmën e ShBA-ve ministrja beson se anëtarësimi në NATO aleancën mund të bëhet realitet./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu