Në emisionin e sotëm Top Show është diskutuar për situatën paszgjedhore në Maqedoni.
Analisti Idaver Sherifi tha se presidenti Ivanov me veprimin e sotëm duke mos mandatuar asnjë parti politike për të bërë qeverinë: “Presidenti Ivanov rifuti në lojë BDI-në me qëllim mos eleminimin nga gara të VMRO-së për të bërë qeverinë. Sipas tij, është sërish BDI-ja ajo që duhet të zgjedhë mes Zaevit dhe Gruevskit”./InfoShqip.com