26-vjeçarja Kasandra Cani dhe 22-vjeçarja Xhemile Verlaku, të rejat të cilat u konfliktuan me thikë ditën e djeshme raportohet se më parë kanë pasur marrëdhënie të ngushta miqësore.
Dyshohet se vajzat janë konfliktuar për shkak të një djali që frekuentonin të dyja njëkohësisht.
Debati filloi në rrjetet sociale dhe më pas degjeneroi në një përplasje fizike. Cani përdori një thikë për të goditur Verlakun. Në përpjekje për të ndarë sherrin, u plagos edhe motra e Xhemiles, Esma Verlaku.
Xhemile dhe Esma Verlaku kanë shkuar në komisariatin nr.2 në Tiranë për të kallëzuar penalisht Canin për sherrin. Mirëpo, atje kanë qëndruar vetëm pak minuta dhe janë larguar për në shtëpinë e 26-vjeçares. Pikërisht në banesën e saj ka ndodhur dhe konflikti ku është plagosur Esma Verlaku.
Pas ngjarjes, policia mori në pyetje vajzat e përfshira. Hetimet nisën disa orë më vonë, pasi si Kasandra Cani ashtu edhe Xhemile Verlaku ndodheshin në gjendje të dehur nga konsumimi i alkoolit.