Një agjent shitjesh në Chelsea di si të bëjë biznes.
Ai e pa emrin e vet në titujt e gazetave në gusht të vitit të kaluar, kur nxori makinën e tij
“Porche Cayman” në shitje për vetëm 20 paund.
Ed Bezzant nuk ngurron të paraqesë në “Instagram” momente të jetës së tij luksoze në
Londër.
Pjesë e këtij luksi janë edhe makinat e tij të shtrenjta.
Por kur i mërziten, ai di sit ë nxjerrë para prej tyre. Madje më shumë se sa paguar.
Ai vendosi ta shiste “Porche Cayman” vitin e kaluar, duke hedhur ofruar 2500 bileta me vlerë secila 20 paund.
Në fund, mes biletave, ai përzgjedh tuesin që merr makinën.
Me 2 500 bileta, ai mund të ketë mbledhur 50 mijë paund, ndërkohë që makina është blerë e re për 42 897 paund.
Makinën e fitoi një vajzë me emrin Chloe Issac
Tani Bezzant po e bën sërish këtë.
Ai ka nxjerrë në shitje një Jaguar F Type, me kilometrazh 22 mijë km. mes 2250 biletave, ai do të përzgjedhë live në Instagram biletën tuese.