Shëtitorja e Dibrës e pa pastruar dhe shumë e rrëshqitshme, dibanët ankohen me projektin e Latës

Javën e fundit qyteti i Dibrës është kapluar nga bora dhe i ftohti ku temperaturat kanë shkuar deri në minus 20 gradë celsius dhe qyteti i Dibrës është gjetur i mbërthyer dhe gati i bllokuar nga bora.

Një aks shumë i rrendësishëm i qytetit dhe shumë i proklamuar nga kryetari i komunës Lata si një ndër projektet më të mëdha që ai ka bërë në këta 4 vite është lënë i papastruar në mëshirë të fatit.

Shumë qytetarë dibranë që duan të ngelin anonim për Portalin DibraIme.com kanë pohuar se shëtitorja është bërë shumë e rezikshme për të kaluar si në këmbë poashtu edhe me makinë. Një qytetar thotë: “isha duke kaluar në këmbë shëtitoren, ishte e pa-pastruar dhe desh theva qafën”, poashtu edhe disa shoferë makinash thonë se makina rëshqet shumë dhe nëse kalon aty mund të përfundosh duke dëmtuar makinën në mbrojtset ansore pasi rruga është e ngrire dhe e pa pastruar.

Portali DibraIme.com ka kontaktuar edhe me disa individë që pastrojnë borën ata kanë pohuar se shëtitorja nuk është pastruar si shkak se mund të dëmtohen pllakat e vendosura, poashtu nuk i është lëshuar as kripë si shkak që mos dëmtohen pllakat.

Kështu që normalisht lind pyetja: A ishte i gabuar vendimi për ndërtimin e kësaj shëtitoreje? Kur dihet se Dibra çdo vit karakterizohet nga rreshje të dendura të borës dhe një rrugë kryesore në qendër nuk mund të lihej pa u pastruar. A u mendua mëparë për materialet që duhet përdorur pasi siç dihet pllakat e shtruara janë dëmtuar shumë nga ngricat dhe acari i fortë në Dibër, me shumë gjasë për disa vite, shëtitorja duhet të rindërtohet përsëri.

Poashtu mos harrojmë pa përmendur se kryetari Lata është kritikuar në shumë raste nga opinioni Dibran në lidhje me shëtitoren, për mos transparencë në shpenzimin e fondeve, për mos përmbyllje të projektit siç u paraqit në publik para fillimit të punimeve dhe shumë biznesmenë që kanë dyqane përgjatë shëtitores për mungesë të parkimit./DibraIme.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu