SHGM reagon për përzgjedhjen e drejtorëve të RTM-së

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ndaj rizgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të RTM-së. SHGM vlerëson se rizgjedhja e Marjan Cvetkovskit për drejtor të Radiotelevizionit maqedon nuk ndihmon reformën në servisin publik dhe çlirimin e tij nga kontrolli politik. Siç thonë nga atje, zgjedhja e Cvetkovskit është rezultat i trysnisë së fuqishme që ndaj anëtarëve të Këshillit programor kanë ushtruar VMRO-DPMNE në opozitë dhe BDI në pushtet.

“Për fat të keq, anëtari i SHGM, i cili nuk mbështeti rizgjedhjen e Cvetkovskit, nuk arriti të bind anëtarët tjerë të Këshillit që drejtori i ri të jetë menaxher me pervojë, i cili nuk është i lidhur me asnjë parti.

Përkujtojmë se të paktën katër anëtarë të këshillit që kanë votuar Cvetkovskin, në këtë trup janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Neni 119, dispozita e parë, alineja 2, e Ligjit për shërbimet audio dhe audivizive, thotë se personat që në pesë vitet e fundit kanë ushtruar funksione publike, nuk mund të zgjidhen si anëtarë të Këshillit programor.

Ftojmë Kuvendin të konstatojë mospërputhjen e funksioneve dhe t’i shkarkojë nga Këshilli programor i MRT, Jagnulla Kunovskën dhe Kosana Maznevën, ish deputetë të VMRO-DPMNE, Agim Lekën, ish ambassador dhe Snezhana Kilnarovën, ish zëdhënëse e komunës Butel.

SHGM paralajmëron se reforma në servisin publik nuk guxojnë të jenë objekt i pazarit politik mes pushtetit dhe opozitës, në dëm të interest publik.”- thuhet në reagimin e SHGM-së./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu