Turqia pritet që të blejë 24 aeroplanë luftarakë “Lockheed Martin F-35”.
Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik, ndërsa dy zyrtarë amerikanë të njohur me këtë çështje, kanë thënë në kushte anonimiteti për “Reuters”, se bëhet fjalë për 24 aeroplanë luftarakë, transmeton mapo.
Nënsekretari për Industri të Mbrojtjes, tha javën e kaluar se Turqia kishte vendosur që të porosisë ngarkesën e dytë të aeroplanëve luftarakë.