Marka e modës Emporio Armani ka lançuar një orë të mençur, të quajtur “Emporio Armani Connected”, ndërsa pritet të ketë disa modele të saj.
Këto orë të mençura do të vijnë me një varg funksionesh, duke përfshirë njoftimet, ndjekjen e aktiviteteve, ndjekjen e gjumit e shumë të tjera.
“Ne jemi të lumtur t’ju prezantojmë një orë të mençur hibride, që shënon edhe hyrjen në këtë treg të Emporio Armani, një markë që gjithmonë ka bërë inovacione në botën e aksesorëve”, komentoi Giorgio Armani.