Shikoni momentin kur studentja hedh bojë mbi kokën e ministres Nikolla (VIDEO)

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë qëlluar me bojë të kuqe ditën e sotme ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Ngjarja ka ndodhur gjatë një eventi ku ishte e pranishme Nikolla. Në video duket që ministrja ishte ulur dhe nuk e priste këtë veprim.

Një aktiviste i është afruar dhe e ka ngjyer me bojë të kuqe. Më pas, kjo lëvizje ka reaguar në “Facebook” për ngjarjen dhe kundërshtinë ndaj reformës në arsim.

REAGIMI

Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen.

Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë.

Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon! Për Universitetin, Për Shoqërinë!/Albeu.com/


15068575_1728176480843107_2802792887392141312_n by albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu