Tifozët e Kroacisë kanë besim te kombëtarja e tyre dhe ëndërrojnë që pse jo të fitojë Kupën e Botës, pasi i ka lojtarët cilësor në përbërje.
Rreth 5 mijë kroatë udhëtuan drejt Sochit për të mbështetur skuadrën e tyre, ndërsa mësohet se çmimet për të siguruar një biletë në stadium kanë qenë vërtet të kripura.
Mediat ruse kanë shkruar se çmimi i biletave në tregun e zi mund të shkojë deri në 2000 euro, dhe vendasit po shfrytëzojnë më së miri mundësinë për tu pasuruar.