LSDM-ja opozitare sot porositi se opinioni duhet ta dijë nëse disa prej objekteve të projektit “Shkupi 2014” janë kanosje për sigurinë e përgjithshme dhe kërkoi që institucionet të lejojnë qasjen e papengueshme të ekipeve të gazetarëve brenda bodrumeve dhe themeleve të objekteve që qytetarët të shohin se si duken ato.
“Dy ditë ekipet e ndërmarrjeve komunale janë duke bërë kujdestari në ndërtimet e shtrenjta në qendër të Shkupit dhe prej tyre janë duke nxjerrë fekale të cilat drejtpërdrejt e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve”, tha në konferencën për shtyp zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Edhe krahas të gjitha revizioneve dhe dëshmive për planet ndërtimore të cilat janë zbatuar keq, theksoi Shilegov, deri më tani askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësi.
“Çfarë duhet të ndodh më shumë që dikusht të marrë përgjegjësi për rrezikimin e sigurisë së qytetarëve të Shkupit? Deri kur qytetarët e Shkupit do të druajnë nga shiu më i rëndomtë? A ekziston ndonjë plan për mbrojtjen e ndërtimeve pranë Vardarit?, pyeti zëdhënësi i LSDM-së./zhurnal