Shkallën e interesit që kompanitë duhet t’ua paguajnë bankave për kredinë hungareze do të jetë nën 2.7%, deklaroi ministrja e financave Gordana Dimitrieska-Koçoska duke paralajmëruar se gjatë ditës Asociacioni bankar maqedonas do ta konfirmojë shkallën e interesit, që mund të dallohen varësisht nga afati i kthimit të kredisë, pas çka do të parashtrohen në Qeveri.
Të drejtë për aplikim kanë vetëm kompanitë vendase e jo edhe ata që janë në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale. Përndryshe shoqëria e biznesit pret që shkalla e interesit të jetë rreth 2%. Shkalla e interesit që do të duhet kompanitë t’ua paguajnë bankave nuk do të subvencionohet, përkatësisht bie mbi kurrizin e vetë kompanive, ndërsa shkalla e interesit prej 3.25% që duhet t’i paguhet Hungarisë, do të mbulohet nga buxheti i shtetit.
“Secili mund të shkojë në cilën bankë të dojë, të gjithë marrin pjesë, t’i përpunojnë lëndët, të aplikojnë në bankë zhvillimore dhe t’ua bartin mjetet”, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska.