Shkarkohet drejtori i Spitalit të Kumanovës! Taravari: Çdo person që gabon do të japë përgjegjësi para drejtësisë

Drejtori i Spitalit të Kumanovës largohet nga zyra e tij, me të dëgjuar përmes mediave se është shkarkuar nga pozita udhëheqëse e këtij spitali, ku të hënën ndërroi jetë 32 vjeçari Vedat Ademi.

Para se të ikte, ekipi i TV21 e pyeti se a ndjehet përgjegjës për këtë tragjedi! Ai tha se prokuroria do të tregoj gjitha detajet, duke pohuar se po largohet për të mos e penguar hetimin.

“Shikoni, ju thashë edhe atëherë kur më pyetët se duhet të vërtetohet me hetimin, arsyeja e vdekjes dhe qëndroj në atë. Me të vërtetë nuk e di saktë dhe nuk mund të deklarohem për arsyet.
Si e vlerësoni shkarkimin tuaj nga Ministri?
Të marr shkresë zyrtare, përndryshe është në rregull, ka të drejtë për të ndërmarrë një gjë të tillë dhe jemi në rregull”, tha Stefan Trajanovski – drejtor i Spitalit të Kumanovës.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari me të firmosur shkarkimin e tij erdhi në Kumanovë.

Ai tha se me të marr raportin e Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor menjëherë ka vepruar, por nuk tregoi detajet se cilat ishin lëshimet e doktorit dhe stafit medicinal që solli vdekjen e pacientit nga një shok anafilaktik, që detektuan gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm.

“Nesër pas disa konsultimeve që do ta bëj me ekipin tim në ministri, besoj se do ta emërojmë drejtorin e ri të Spitalit të Kumanovës. Kurse, ekipi profesional i mjekëve prej 5 ekspertëve të mjekësisë do t’i analizojë të gjitha dokumentet do të njëjtat do të dorëzohen në prokurori. Më tutje, për përgjegjësinë profesionale të mjekëve e kanë për obligim ta bëjnë organet e hetuesisë dhe gjykatës. Besoj se çdo person që do të bëj gabime edhe në organizimin e spitalit, por edhe në trajtimin e pacientëve do të jep përgjegjësi para organeve të drejtësisë”, deklaroi Arben Taravari – Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë erdhi për ngushëllime tek familja e të ndjerit. Arben Taravari u zotua se përgjegjësit do të japin llogari për humbjen e një jete. Ai tha se do të kërkoj nga Oda e mjekëve që Gjeorgjievskit t’i merret edhe licenca e punës. Ai tha se është në komunikim edhe drejtorin e Institutit të mjekësisë ligjore Aleksandar Stanov, duke i garantuar familjes që raporti i autopsisë do të jetë 100% i sigurt. Gjatë ditës tentuam te kontaktojmë me doktorin Zoran Gjeorgjievski, po ai nuk deshi të përgjigjet. Mësohet se ka marr 1 javë pushim nga puna.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu