Aksion të përbashkët të koordinuar të institucioneve kompetente për eliminimin e konkurrencës jolojale në turizëm për shkak të prnaisë së ndërmarrjes njeri të agjencive turistike në terren, si dhe ndryshim të Ligjin për veprimtarinë hotelierike për zbatimin e rendit gjatë punës, kërkon Shoqata e Hotelierisë dhe Turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Nga konkurrenca jolojale, paralajmëruan sot përfaqësuesit e Shoqatës, në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të rrezikohet rritja e numrit të mysafirëve të huaj, si rezultat i pakënaqësisë së tyre nga një pjesë e subjekteve në terren, e me atë edhe të derdhjes së devizave.
“E tërë kjo ndikon në derdhjen e devizave në arkën shtetërore, të aktivizimit të numrit të madh të subjekteve juridike dhe individëve të cilët jetojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë nga turizmi dhe ndikon edhe në investimet në turizëm sepse shumë subjekte juridike, në tentim të mbeten konkurrente, investojnë në risi në punë, ndërkaq e tërë kjo është sjellur në pikëpyetje, duke pasur parasysh se në terren po punohet në mënyrë jolojale”, tha në konferencën për shtyp Daniella Mihajllovska Vasilevska.
Asim Mexhedoviq, anëtar i Shoqatës, theksoi se është gjithnjë e më i madh numri i agjencive njeri, të cilat ofrojnë shërbime për turistët me interpretime të drejtpërdrejta para tyre në rajonet qendrore të qytetit dhe nëpër shetitoret kryesore në Ohër dhe Strugë. Me këtë, vlerëson, turistëve u shkelet privatësia, ndërkaq shtetit, imazhi.
Goditje e drejtpërdrejtë ndaj punës së agjencive të regjistruara vendore, sipas zëvendës kryetarit të Shoqatës, Sllave Siraçevski, janë edhe organizimi i udhëtimeve jashtë vendit nga ana e grupeve folklorike, shkollave, organizatave, ndërmarrjeve transportuese, por edhe nga agjencitë vendore të cilat nuk i plotësojnë kushtet.
Aksion të koordinuar për shkatërrimin e konkurrencës jolojale, Shoqata kërkon nga Inspektorati shtetëror i tregut, Inspektorati shtetëror i punës, Drejtoria për të ardhura publike, Inspektorati në Komunën e Ohrit, kryetarët e komunave të Ohrit dhe Strugës dhe Ministria e Punëve të brendshme.
Të dhënat e Bankës Popullore të RM-së tregojnë rënie prej 12,6 për qind të efektit devizor nga udhëtimet në gjashtë muajt e parë vitin e kaluar, kur ka pasur 30,20 milionë dollarë, karahasuar me periudhën en njejtë të këtij viti kur janë regjistruar 26,40 milionë dollarë. Prej vitit 2010, përfundimisht me vitin 2015, efekti i përgjithshëm devizor nga udhëtimet paraqet 744,4 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i përgjithshëm i turistëve të huaj po rritet vazhdimisht, përfundimisht me korrikun e këtij viti, ndërkaq po rritet edhe numri i buajtjeve. Më atraktive edhe më tutje janë turizmi liqenor dhe Shkupi. Nga jashtë, më të shumtë janë turistët nga Turqia, Holanda, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria. Turistët holandezë janë dominantë në buajtje, ndërsa turqit janë më të shumtë në numrin e vizitave të realizuara.
Vitin e kaluar, 1.164 njësitë e regjistgruara hotelierike afariste, kanë pasur gjithsejt 11.934 punëtorë, ndërkaq kanë realizuar qarkullim prej 138,4 milionë eurov. Në vitin 2014, ndërkaq, ka pasur 2004 subjekte afariste, me 13.0765 të punësuar dhe derdhje prej 151,1 milionë euro./zhurnal