Shkëlqimi dhe ngritja e lavireve

Të nisësh të shkruash e të mos dishë nga t’ia nisësh, kë të kapësh e kë të përplasësh. 27 vite kaluan e asgjë nuk ndryshoi, problematikat e njejta filtrohen dhe modifikohen me terminologji dhe sisteme të ndryshme, e më e dhimbshmja, zero përgjegjësi deri më sot. Të zhytur e të mbuluar në tradhëti! Të gjithë i dimë të gjitha por të gjithë heshtim.

Faji është brenda nesh, edhe fajtorët, por të paguximshëm për të drejtuar gishtin drejt fajtorëve të vërtetë, e drejtojmë drejt atyre të cilët kurrë nuk premtuan që do jenë të drejtë dhe të mirë me ne, madje sa e sa herë e dëshmuan të kundërtën.

Çdo përfaqësues i joni në nivel republike ka qenë protagonist dhe bashkëpunëtor në aq shumë ngjarje të shëmtuara dhe të dëmshme për ne sa që nuk e meritojnë të quhen më shqiptarë, e ne përsëri heshtim, madje nuk ngurojmë disa ti quajmë mendjendritur, intelektualë dhe ideologë.

Pa droje dhe pa nguruar do përmend e kaloj fenomene neveritëse që vetëm ne dimë ti përbijmë e ti mbyllim sytë përballë tyre. Vetëm tek ne, një ish politikan që ka kryesuar komisionin pë zbardhjen e ngjarjeve të Gostivarit, ngjarje në të cilat u vranë tre të pafajshëm, u burgosën me dhjetra të tjerë e u dhunuan me qindra, komisioni i udhëhequr prej tij jep raport final se në ato ngjarje nuk janë shkelur e prekur të drejtat e njeriut dhe po ky i njejti, pas disa vitesh shfaqet si analist, larg politikës duke ju shitur moral dhe mend shqiptarëve.

Vetëm ne dimë ti himnizojmë tradhëtarët, udhëheqës politik të cilët jepnin leje dhe ishin bashkëpunëtorë të krimit kur rrugët dhe trotuaret e qyteteve shqiptare mbusheshin me gjakun e të pafajshmëve, qelia u rrëmbente lirinë atyre që ngrinin zërin për të drejtat e tyre dhe shkopinjtë e gomës kërcisnin mbi kokat e atyre që kërkonin atë që u takonte. Ishin të njejtat ditë, të njejtat çaste kur të gjitha ato të sipërthëna ndodhnin, në ndërkohë që përfaqësuesit tonë politik shtërngonin duart me xhelatët dhe zbardhnin dhëmbët në zyrat e xhamta dhe kolltuqet e buta të Shkupit e Tetovës, e ne, po këtyre, u shkruajmë libra, i himnizojme, i quajme ideologë që na paskan lënë 11 porosi

Shumë më e dhimbshme, kur nga shteti amë, saktësisht kryeministri i shtetit amë, urdhëron që të përçahet dhe shpërbehet partia më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ajo na qenka mbushur me njerëz të shërbimeve sekrete të armiqve, edhe pse kjo na doli të mos jetë e vertetë, por u pa atëherë kur përçarja kishte ndodhur, forca më e madhe që dikur i siguronte e vetme mbi 30 ulëse në parlament ishte dobësuar, dhe sateliti i dalë prej saj dinte të përmbushte me përpikmëri kërkesat dhe interesat sllave, por për këtë nuk mbajti askush përgjegjësi, as ai që inicoi as ata që e përçanë, shqiptarët prej këtu filluan me praktiken prish një parti dhe krijo 2 të këqija, praktikë që i ndjek kohë më vonë.

Ikën të këqinjtë, erdhën më të këqinjtë. Ata që u ngritën mbi gjakun e dëshmorëve dhe flisnin për tytat e pushkëve edhe pse s’i kishin prekur e shkrepur ato. Përdhosën çdo vlerê, harruan çdo ideal, mbushën çdo institucion me të paditur dhe padituri. Na e hoqën diellin prej horizontit dhe na e prenë çdo rrugë shprese.

Vrasjet nuk u ndalën, as rrahjet, as burgosjet, sa herë që e zinin kokën ngushtë, na dilte në pah një inskenim i përgatitur nga kuzhinat e shërbimeve sekrete ku ato që pësonin ishin shqiptarët e fajtotët njëkohësisht ato.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu