Lëvoret anësore orbitofrontale sipas shkencëtarëve janë pjesa fizike përgjegjëse për shkaktimin e sëmundjes. Njerëzit me depresion kanë ndjenjën e humbjes, zhgënjimit dhe humbjes së vetëbesimit.
Përveç kësaj, hulumtuesit e kanë lidhur këtë pjesë edhe me kujtesën e personave të prekur nga depresioni – që do të thotë se shkaku pse personat nuk kanë kujtime të mira gjatë ndonjë ‘sulmi’, problemi qëndron tek lëvoret anësore orbitofrontale.
Sot në botë, nga depresioni vuajnë më shumë se një nga dhjetë njerëz në botë dhe është sëmundja mendore më e përhapur.
Gjatë studimit, hulumtuesit kanë përdorur skanimet MRI me saktësi të lartë tek 1000 persona të prekur nga depresioni dhe ata thonë se njohja e thellë e kushteve fizike që shkaktojnë depresionin, kontribon në trajtimin e avancuar të tij.