Shkencëtarët rus kanë deklaruar se kanë zbuluar mënyrën se si të kthejnë qymyrin në ar.
Mund të duket e pabesueshme por në të vërtetë ky është një fakt për Akademinë Ruse të Shkencave.
Shkencëtarët e qendrës shkencore në Amur, kanë deklaruar se kanë gjetur mënyrën sesi të përfitojnë deri në 1gr ar nga çdo tonelatë e qymyrit të përdorur.
Pajisjet eksperimentale ekzistojnë dhe është planifikuar që të vendosen në njërën prej furrave këtë vit.
Prej 15 vjetësh shkencëtarët rusë analizojnë përbërjen e qymyrit nga vendet e ndryshme të rajonit, dhe ata thonë se çdo tonelatë e qymyrit të basenit të Jerkovecit, përmban rreth 1 gram ar.
Pajisja e përfitimit të arit nga qymyri, funksionon në këtë mënyrë: tymi nga qymyri i përdorur kalon nëpër një sistem shumë shkallor të pastrimit. Primesat më parë pastrohen, e më pas kapen nga filtri, nga ta nxirret koncentrati i arit, që më pas i nënshtrohet rafinimit