Shkencëtarët zbulojnë pse kemi nevojë për gjumë

Gjumi është thelbësor për të pastruar mendjen tonë nga kujtimet e së djeshmes, kanë gjetur dy studime të reja.
Edhe pse e kalojmë një të tretën e jetës të pavetëdijshëm dhe të paralizuar, shkencëtarët ka kohë që janë habitur nga ajo çfarë ndodh gjatë orëve që jemi në gjumë.

Por dy hulumtime të reja të publikuara sot kanë ofruar një shpjegim, transmeton Gazeta Express.

Ata shpjegojnë se në fund të ditës, lidhjet në trurin tonë janë të tensionuara, të ngopura me të gjitha bisedat, imazhet dhe faktet që i kemi absorbuar gjatë 18 apo më shumë orëve që kemi qenë zgjuar.

Gjumi, thonë ata, dobëson këto lidhje, veçanërisht duke e pastruar trurin për të lënë hapësira boshe.

Studimet u kryen përgjatë një periudhe kohore prej 13 vjet nga Giulio Tononi dhe Chiara Cirelli në Universitetin ‘Wisconsin-Madison’, thuhet sipas gazetës Science.

Kështu, arsyeja pse kemi nevojë për gjumë është për të pastruar trurin, në mënyrë që të krijohet hapësirë për kujtime të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu